MENU
klinika

Dalja e parë

Stevo Pendarovski, shahisti që fiton ‘trofeun’ e Presidencës

06.05.2019 - 20:00

Ka përfunduar dhe procesi i numërimit të votave pas raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut.

Sipas rezultateve të publikuara, fitues i këtyre zgjedhjeve është kandidati Stevo Pendarovski.

Pendarovski bëri dhe daljen e parë si President i vendit (jozyrtarisht i konfirmuar nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve), dhe falënderoi të gjithë ata që e votuan, po ashtu edhe në gjuhën shqipe falenderoi të gjithë shqiptarët që e votuan.

Populli im, faleminderit! Ju falënderohem gjithëve maqedonasve, shqiptarëve, serbëve, boshnjakëve, turqve dhe të tjerë që në zgjedhje të drejta dhe demokratike vendosët që bashkë të shkojmë përpara. Kjo sot ishte një fitore e shumicës së qytetarëve të cilët pa dallim bashkësisë etnike dhe politike u bashkua dhe thamë bashkë përpara dhe asnjëherë më regjim. Sot fituan qytetarët, dua të deklaroj se do t’u shërbej me përkushtim të gjithëve”- deklaroi Pendarovski.

Ai tha se këto janë zgjedhjet më demokratike që ka zhvilluar ndonjëherë Maqedonia që nga pavarësia e vendit.

Këto janë qenë zgjedhjet më demokratike që ka zhvilluar ndonjëherë Maqedonia dhe së bashku do të shkojmë përpara dhe kurrë më regjim“, theksoi ai.

Ai tha se do të jetë presidenti i të gjithëve dhe se do të jetë faktor i zgjidhjes së problemeve dhe jo i bllokimeve.

Do të garantoj një të ardhme të barabartë për të gjithë. Këto zgjedhje dhanë edhe një here mesazhin se vetëm së bashku mund të ecim përpara. Këto zgjedhje garantojnë marrjen e dates së hapjeve të bisedimeve në qershor, dhe kjo datë do të merret në qershor. Do të jem faktor i zgjidhjes së problemeve dhe jo i bllokimeve”- tha ai.

Ai falenderoi edhe rivalët e tij, Siljanovska dhe Reka.

Por, nga ana tjetër edhe  VMRO DPMNE-ja thonë gjithashtu se kandidatja e saj, Gordana Siljanovska udhëhiqte në shumë zona të vendit ndërsa ka dalë me akuza të rënda në adresë të Qeverisë për parregullsi gjatë procesit zgjedhor.

Kësaj radhe pushteti nuk ishte në krye të detyrës. Janë të shumta parregullsitë zgjedhore. Ky është rezultat i panikës dhe frikës. Pushteti po humb karriget. Kemi dyshime të shumta për votime familjare, transport të organizuar të votuesve dhe presion ndaj tyre. Pavarësisht kësaj, populli ka fituar, presim rezultatet të shkëlqyeshme për VMRO DPMNE-në, me numrin më të madh të votave. VMRO DPMNE po kthehet në derën e madhe”, ka deklaruar Igor Janushev nga shtabi zgjedhor i VMRO DPMNE-së.

Sipas LSDM-së, zgjedhjet kanë qenë të rregullta duke dëshmuar kapacitetin demokratik të Maqedonisë së Veriut.

Në zgjedhje është arritur pragu zgjedhor prej 40 për qind si kusht për suksesin e zgjedhjeve.

Qytetarët në mënyrë masovike shfrytëzuan të drejtën e votës dhe paqësisht dhe me dinjitet zgjodhën presidentin e pestë të shtetit. Republika e Maqedonisë së Veriut zhvilloi zgjedhje të pastra si kristali, të lira e demokratike ashtu siç i ngjan një shteti demokratik modern evropian. Stevo Pendarovski është në epërsi dhe presim fitore”, ka deklaruar Aleksandar Kiracovski, shef i shtabit zgjedhor të LSDM-së.

Edhe BDI-ja ka thënë se është e kënaqur nga mbarëvajtja e procesit zgjedhor.

Izet Mexhiti nga BDI-ja tha se kjo parti “ka siguruar rreth 90.00 vota shqiptare për kandidatin e LSDM-së”.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë thënë se procesi zgjedhor ka kaluar në atmosferë demokratike ndërsa të gjitha parregullsitë e denoncuara do të shqyrtohen në mënyrë adekuate.

Mund të konstatoj se kishim një ditë zgjedhore me parregullsi të vogla, por pa prishjen e rendit dhe të qetësisë publike. Edhe një herë uroj qytetarët dhe institucionet për organizimin e shkëlqyeshëm të procesit zgjedhor, ashtu siç i ngjan një shteti demokratik siç është Republika evropiane e Maqedonisë së Veriut”, ka deklaruar ministri i brendshëm, Oliver Spasovski, duke njoftuar se gjatë ditës së dielë policia ka marrë disa denoncime për parregullsi, por që nuk kanë rezultuar të sakta ndërsa disa të tjera janë duke u proceduar nga organet e rendit.

Në rrethin e parë, më 21 prill, në votime kanë dalë 41.67 për qind ndërsa Stevo Pendarovski ka fituar me një epërsi të ngushtë prej rreth 4200 vota, respektivisht 322.58 vota apo 42,81 për qind të votave, ndërsa kundërkandiatja e tij Gordana Siljanovska-Davkova 318.341 vota apo 42,25 për qind.

Pendarovski njihet edhe si një shahist i shkelqyer. Në këtë foto më lart, ai duket duke luajtur shah, një nga pasionet e tij më të mëdha.