MENU
klinika

"Po planifikon të..."

Taksa 100%/ Serbia heq dorë nga arbitrazhi, por paralajmëron…

23.05.2019 - 11:43

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me taksën 100% që Kosova vendosi për mallrat serbe.

Mësohet se Serbia ka vendosur të mos e kundërshtojë këtë taksë duke mos e dërguar në arbitrazh.

Mediat serbe raportojnë se misioni i përkohshëm i OKB-së në Kosovë UNMIK ka refuzuar të përfshihet në debatin në fjalë.

Beogradi zyrtar mësohet se po shqyrton mundësinë e zbatimit të kundërmasave maksimaliste kundrejt Kosovës.

“Taksa doganore që Kosova zbatoi kundrejt Serbisë nëntorin e kaluar me gjasë nuk do të kundërshtohet në Gjykatën e Arbitrazhit. Serbia planifikon të kundërreagojë me masa të ngjashme fiskale”, raportohet në mediat serbe.

Kujtojmë që taksa doganore ndaj produkteve serbe dhe atyre boshnjake u vendos 21 nëntorin e kaluar në kuadër të fushatës negative të Serbisë për të penguar njohjen e pavarësisë së Kosovës nga më shumë shtete apo anëtarësimin e saj në organizma të ndryshëm ndërkombëtarë.