Pas një deklarate të presidentit serb, Hashim Thaçi, i cili sugjeroi që kufijtë e padrejtë me Shqipërinë të hiqen sa më parë duke nisr me pikën kufitare të Kosovës, ka ardhur reagimi i parë nga Serbia.
Kryediplomati serb, Ivica Daçiç ka përsëritur kërkesën për rivendikime tokësore ndaj fqinjit jugor, duke e cilësuar territorin hapësirë serbe.
Daçiç tha për mediet vendase se ideja ishte në vazhdën e provokimeve për të ashtuquajturën “Shqipëria e Madhe”.
“Zona kufitare e Morinës është kufiri mes Serbisë dhe Shqipërisë. Serbia ndodhet brenda territorit të përcaktuar nga Kombet e Bashkuara. Nuk e di se si mendon Thaçi të ndryshojë diçka të pranuar nga OKB-ja dhe që Beogradi do ta ruajë si të tillë,”-tha Daçiç.
Deklaratat vijnë dy ditë pas samitit të Brdo-Brijunit të organizuar në Tiranë dhe atij të Berlinit rreth dy javë më parë, ku dialogu Kosovë-Serbi u trajtua gjerësisht edhe pse pa rezultate konkrete.
Presidentët e dy vendeve nuk hoqën dorë nga vijat e tyre të kuqe në të dyja takimet, ndërsa shpresohet të mbajnë bisedime më rezultative në samitin e posaçëm dypalësh që ndërmjetësohet në Francë në muajin korrik.