MENU
klinika

Detajet+FOTO

Të rinjtë e opozitës protestë para Kuvendit, simbolika që kanë zgjedhur

08.05.2019 - 11:08

Teksa në Kuvend po zhvillohet seanca parlamentare, jashtë tij po protestojnë të rinjtë e opozitës.

Në protestë janë pjesëmarrës forumet rinore të LRI-së dhe FRPD-së, ku rreth 28 të rinj janë shfaqur me bluza, ku në secilën prej tyre është stampuar flamuri i çdo vendi të Bashkimit Europian.

Të rinjtë mbajnë në duar edhe kartona të kuq dhe qëndrojnë përballë një maskote të Edi Ramës.

Në këtë mënyrë ata simbolizojnë faktin që BE i ka dhënë karton të kuq kryeministrit Rama.

Të rinjve në protestë u është bashkuar edhe Indrit Hoxha i cili refuzoi të bëjë betimin për të marrë mandatin e deputetit në Kuvend.