MENU
klinika

Situatë e tensionuar

Tensione dhe përplasje te Kryeministria, protestuesi përfshihet nga flakët

11.05.2019 - 19:48

Situata para Kryeministrisë është tensionuar, pasi është shënuar përplasja e parë mes protestuesve dhe forcave të policisë.

Pasi kanë arritur të çajnë kordonin e policisë, protestuesit kanë hedhur flakadanë dhe bomba molotov.

Si rezultat i tyre ka marrë flakë kryeministria.

Mes flakëve e kanë gjetur veten edhe efektivët e policisë.

Ndërkohë është parë që edhe një protetsues si pasojë e hedhjes së një bombe molotov ka marrë flakë.