MENU
klinika

Deklarata

Basha flet nga protesta, mesazh të prerë Ramës

11.05.2019 - 19:39

Gjatë fjalës së tij para protestuesve, kryedemokrati Basha tha se mesazhi për Edi Ramën është një dhe i prerë.

Sipas Bashës, kryeministri Rama nuk do të mundet më të bllokojë rrugën Evropiane të Shqipërisë.

Jemi mbledhur në referendumin më të madh, nga Shkodra në Vlorë, nga Tropoja në Gjirokastër, ju uroj nga zemra mirësekeni ardhur në Kuvendin e sovranit.

Jemi mbledhur sot këtu me një mision, për të çliruar Shqipërinë e krimit të korrupsionit, për Shqipërinë si gjithë Europa.

Jemi mbledhur sot këtu me një kushtrim me një qëllim, me një mision për të mos pranuar më kurrë Shqipërinë e krimit, të korrupsionit, hajdutërisë, por për Shqipërinë si gjithë Europa.

Shqipëri si gjithë Europa ka 30 vite që shqiptarët bëjnë sakrifica të përditshme.

Jemi sot në një udhëkryq të tmerrshëm produkt i një njeriu dhe klanit të tij të babëzitur, ndaj jemi këtu për ti dhënë një mesazh të prerë: Nuk të lëmë më të bllokosh rrugën drejt Europës.

Rama ik! 6 vite e gjysmë të sundimit kriminal të Ramës e kanë lënë Shqipërinë jashtë europës, vendi i vetëm në botë pa gjykatë kushtetuese.

Sot drejtësia shqiptare është më e kapur se kurrë, kjo është vepra e zezë e Edi Ramës dhe bandës së tij kriminale. Rama ik. “ u shpreh Basha

Nën hetim së bashku me bashkëshorten për pasurinë

Meta sulmon sërish Dumanin: SPAK, parti e paligjshme prokurorësh

Ekspertët: Investimet s’kanë lidhje me hetimin e zyrtarëve

SPAK ‘tremb’ blerësit e pronave

Maturantët të pakënaqur nga vlerësimi!

Provimi i gjuhës së huaj, këtë vit më shumë mbetës.

Mbetet “non grata” në Britaninë e Madhe

VENDIMI: Berisha humb Apelin në Londër