Këtë të djelë në Shkup, gjatë ceremonisë së inaugurimit të Presidentit të ri të Maqedonisë Veriore, Stevo Pendarovski, janë takuar presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Aleksandar Vuçiç.
Takimi mes dy presidentëve mësohet se ka qenë joformal dhe ka ardhur pas përballjes së tyre në Samitin e Berlinit si edhe pas samitit të zhvilluar në Tiranë më 8 dhe 9 maj.
Thaçi dhe Vuçiç akuzohen se kanë mbajtur takime të fshehta më parë me njëri-tjetrin për të rënë dakord mbi arritjen e një pakti që do të përfshinte këmbimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, në linja etnike.
Të dy presidentët e kanë mohuar se mund të ketë pasur një marrëveshje mes tyre, por kanë folur me një zë për heqjen e tabuve të kufijve në negociatat mes tyre.