MENU

Surpriza në listë

Tifozët zgjedhin 8 më të ‘urryerit’/ Reali gati t’u ‘vërë fshesën’!

21.05.2019 - 17:04

Real Madrid mbylli një nga sezonet më të dështuar në historinë e futbolit dhe tani është gati të ndërhyjë fuqishëm në merkato për të ndërtuar një ekip konkurrues në të treja kompeticionet.

E përditshmja spanjolle “AS” hapi një sondazh ku pyeti tifozët se kush duhet të largohet dhe kush duhet të qëndrojë në klubin Merengues.

Çdo lexues mund të votonte për 25 lojtarë dhe në total janë dhënë rreth 5 milionë vota, deri mesditën e së martës. Në bazë të sondazhit, kanë rënë në sy 8 emra që duhen larguar nga reali.

Ata janë: Luca Zidane, Vallejo, Marcelo, Kroos, Isco, Ceballos, Mariano dhe Bale.

Bale është futbollisti më i ‘urryer’ ku vetëm 9% e votuesve duan që të qëndrojë uellsjani të qëbdrojë në Madrid.
Madrilenët shpenzuan një thes me para për të rikthyer Marianon verën e shkuar por numri 7 nuk ka treguar asgjë, ndërsa Luca Zidane duket se ndikohet nga fakti që është i biri i trajnerit.

Nga ana tjetër dhe lojtarë, si Casemiro, Asensio, Marcos Llorente, Valverde apo Lucas Vázquez janë në fije të perit. Ndërkohë, bie në sy fakti që disa nga lojtarët që duken të larguar, si Keylor Navas apo Reguilon, tifozët duan t’i mbajnë në Madrid.

Ajo që ka surprizuar është se tifozët duan të largojnë edhe mesfushorin Toni Kroos, i cili sapo ka rinovuar kontratratën dhe është një nga lojtarët më të mirë në botë për rolin e tij.

Lojtari më i pëlqyer nga tifozët është Carvajal (92%), i cili ka marrë më shumë vota se Sergio Ramos (84%).

Tifozët kanë besim edhe tek të rinjtë Brahim (83%) e Vinicius (89%). Reali është i detyruar të bëjë spastrim këtë verë, sepse do të kthehen nga huazimi Odegaard, Raúl de Tomás, Theo e Lunin, ndërkohë që janë blerë Rodrygo e Militao.

Në javët e ardhshme pritet zyrtarizimi i sulmuesit serb Luka Jovic, ndërsa me shumë gjasa Reali do të blejë gjithashtu Eden Hazard dhe Ferland Mendy.