MENU
klinika

Tirana lë të hapur luftën

Skënderbeu hakmerret ndaj Kukësit!

18.05.2019 - 19:03

Tirana dhe Kastrioti barazuan 0-0 mes tyre në finalen e parakohshme të mbijetesës në Selman Stërmasi duke lënë gjithçka të hapur për 2 javët e fundit të kampionatit.

Tiranës i nevojiten 4 pikë për mbijetesën nëse Kastrioti fiton dy sfidat e mbetura ndaj Teutës dhe Kukësit. Ishte një ndeshje që duhej fituar kjo për Tiranën por pa praninë e tifozëve në stadium bardheblutë gabuan shumë përpara portës ndërkohë që në pjesën u ndalën edhe nga shtylla.

Michael Ngoo ishte ai që shpërdoroi më tepër ndërkohë raste të mira pati edhe Kastrioti por që bardheblutë dolën të pamposhtur nga kjo sfidë meritat shkojnë edhe për portierin Lika.
Në këtë barazim pa gola të Tiranës dhe Kastriotit, festoi më shumë Luftëtari që falë fitores 3-0 ndaj Kamzës në tavolinë siguroi edhe matematikisht qëndrimin në elitën e futbollit shqiptar.

Me titullin e siguruar, Partizani humbi në Niko Dovana nga Teuta me rezultatin 2-0.

Skuadra e Blendi Shkëmbit me këtë fitore blindoi vendin e 3-të dhe tashmë vendos nën presionin Kukësin pasi ka vetëm një pikë më pak se verilindorët.

Golat për Teutën nga një për çdo pjesë u realizuan nga Progni dhe Sherif Kallaku ndërkohë që në minutat e fundit Sidibe u ndëshkua me karton të kuq.

Fitore e bujshme e Skënderbeut në Kamëz me rezultatin e thellë 0-3 ndaj Kukësit.

Të besuarit e Shehit mbajtën gjallë shpresat për të kapur Europën falë golave të Muzakës, Bregut dhe Pervan. Korçarët thuajse u hakmorrën ndaj Kukësit për eliminimin nga Kupa e Shqipërisë.

Flamurtari i Ilir Dajës që vijon të surprizojë ku triumfoi edhe në Vlorë falë një goli të Idriz Bathës.

Vlonjatët mposhtën 1-0 Laçin e Starovës duke i dhënë një goditje të fortë shpresave të kurbinasve për të kapur Europën.

Pas këtij suksesi skuadra e Ilir Dajës ngjitet në vendin e 4-t.