MENU
klinika

Një legjendë mbi "Merkota Keqin"

Ura e Merkotit, sot një kufi midis Tivarit dhe Ulqinit

02.05.2019 - 22:15

Ura e Merkotit, sot kufiri administrativ që ndan dhe njëkohësisht lidh Tivarin e Ulqinin.

Kjo urë, bart këtë emër në nder të të parit të fisit ‘Merkoti’, të cilët në ditët e sotme janë sllavofon, dhe nuk flasin gjuhën shqipe.

‘Merkot Keqi’, ishte i pari i këtij fisi.

Sipas legjendave, lidhur me prejardhjen dhe historinë e këtij fisi, të cilat janë regjistruar në të shkruar në një nga librat e shkrimtarit të njohur Robert Elsie, i cili është marrë me albanologjinë prej më shumë se tridhjetë viteve, veçanërisht me kulturën, letërsinë dhe historinë e shqiptarëve, ky fis me mbiemrin Keqi, besohet se ka patur një stërgjysh sllav ose sllav boshnjak.

Më poshtë gjenden edhe dy foto prej librit të tij, të publikuara nga Sami Flamuri, duke ofruar kështu pak nga shija e kësaj legjende, si dhe një hartë e cila është nga libri i vitit 1922 të Andrija Joviqeviq “Crnogorsko primorje i Krajina”.