MENU
klinika

Fiton Kupën e Mbretit

Valencia lë ‘me gisht në gojë’ Barcelonën!

25.05.2019 - 23:10

Valencia i ka bërë një surprizë të hidhur Barcelonës në finale e Kupës së Mbretit.

Katalanasit humbën me rezultatin 1-2 ndaj Valencias duke humbur mundësinë të fitojnë trofeun e dytë për këtë sezon.

Ishte pikërisht Valencia që e nisi ndeshjen më mirë duke kaluar në avantazh me Kevin Gameiro në minutën e 22’ ndërsa Rodrigo dyfishoi rezultatin 11 minuta më vonë.


Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-0 ndërsa e dyta nisi me një tjetër rritëm.

Leo Messi ishte më kërkuesi nga Barcelona dhe ishte pikërisht argjentinasi që rihapi sfidën në minutën e 74’.

Megjithatë, Katalanasve nuk I mjaftuan as minutat shtesë për të ndryshuar rezultatin.

Valenica është fituesja e Kupës së Mbretit duke lënë ‘më gisht në gojë’ Barcelonën e Leo Messit.