Admir Murataj, i cili mbeti i vdekur në super-grabitjen e Rinasit është çrresgjistruar sot nga zyra e Gjendjes Civile në njësinë administrative Margegaj.
Certifikata e vdekjes është paraqitur sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda nga Bashkia e Bajram Currit.
Në certifikatë specifikohet se Muarataj ka vdekur më 9 prill nga një plumb që ka marrë në kokë.
Krimet e Rënda kanë pushuar sot cështjen ndaj Admir Murataj, i cili mbeti i vrarë në grabitjen e 9 prillit në Rinas. Murataj po gjykohej në mungesë për një tjetër grabitje, atë të blindave të bankës në 2017.
Në seancën e sotme gjyqësore trupit gjykues i është dorëzuar certifikata e vdekjes nga gjendja civile e Tropojës, e kërkuar në seancën e mëparshme.
Prokuroria kishte dërguar dosjen për gjykim ndaj Admir Murataj për tri grabitje 2015-2017, e para ajo e një banke të nivelit të dytë tek stacioni i trenit dhe goditja e blindave që trasportonin para drejt Rinasit.