MENU
klinika

Eksod në Torino

Jo vetëm Dybala/ Nga Juventus largohen edhe disa titullarë

16.05.2019 - 20:50

Ndërkohë që presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli do të takohet sërisht me Allegrin për të diskutuar mbi të ardhmen e trajnerit, nga Argjentina vijnë konfirmime të reja në merkaton dalëse të bardhezinjve.

Gustavo Dybala ka konfirmuar një lamtumirë të mundshme të vëllait të tij nga Juventusi.

Duke folur në programin “Futbolemico” të “Radio Impacto Cordoba”, vëllai i futbollistit të “Zonjës së Vjetër” nuk i fshehu pakënaqësitë e Paulo në Torino madje tregoi gatishmërinë e tij për të ndryshuar mjedis:

“Ka shumë shanse që Paulo të largohet nga Torino, duhet të ndryshojë. Ai ishte shumë i kënaqur në Itali, por tani jo më, si shumë lojtarë të tjerë të Juventusit.

Paulo nuk është i vetmi, që do të largohet. Jashtë fushës nuk ka asnjë problem me Cristiano Ronaldon. Problemet janë në fushë. Nuk mund të bëjë asgjë me të dhe Paulo është i i ri.”, u shpreh ai.

E përditshmja italiane”La Gazzetta dello Sport” shkruan se e ardhmja e Dybala mund të jetë tek Atletico Madrid, që e sheh numrin 10 të Juventusit si zëvendësues ideal të Griezmann.

Përveç “rojiblanco”, sipas “Tuttosport”, klubet e tjera europiane, si Bayern Munich, Manchester United dhe PSG, janë po ashtu të interesuar. Nga ana tjetër, nuk ngelet pas as hipoteza e Interit, që është gati ta shkëmbejë ‘kokë më kokë’ me Icardin.

Bardhezinjtë synojnë të përfitojnë të paktën 100 mln euro nga argjentinasi ndërkohë që largimi i tij nga Torino tashmë shihet si diçka e sigurtë.