MENU
klinika

Australia

Vendi ku do të regjistrohet filmi për Elvis Presleyn

02.05.2019 - 16:38

Queensland do presë prodhimin e një filmi të ri të Baz Luhrmann bazuar në jetën e Elvis Presley.
Regjisori australian u takua me kryeministren Annastacia Palaszczuk në Londër muajin e kaluar për të siguruar lejen për realizimin e filmit.

Produksioni do ketë bazën në studiot e Village Roadshoë në Bregun e Artë. Fituesi dy herë i Oskar, Tom Hanks ka nënshkruar për të marrë rolin e menaxherit të Elvis, Colonel Tom Parker, i cili kishte një marrëdhënie të komplikuar me yllin.

Ndërsa po zhvillohet një kërkim në mbarë botën për të gjetur një aktor që do vijë në rolin e “Mbretit të muzikës”.

Luhrmann tha se ishte i emocionuar të kthehej në Queensland, një vend që e përshkroi shumë kreativ për realizimin e filmit.

Ndërsa kryeministrja Palaszczuk tha se prodhimi do krijojë 900 vende të reja pune për vendasit. Pritet që filmi të kontribuojë më shumë se 105 milionë dollarë në ekonominë lokale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN