MENU
klinika

Tmerrohet nga statistikat e OKB-së

Vuçiç në alarm: Serbët po shuhen, shqiptarët po shtohen!

30.05.2019 - 20:06

Presidenti serb Aleksander Vuçiç duket i tmerruar nga statistikat zyrtare që ka marrë nga ana e OKB-së, të cilat tregojnë se populli serb po tkurret nga dita në ditë, ndërsa shqiptarët po shtohen.

Vuçiç deklaroi se nëse vazhdon ky trend, atëherë shqiptarët do të jenë dyfish më shumë më 2100 më shumë se serbët.

Duke vlerësuar këto shifra, Vuçiç u shpreh përpara Kuvendit të Serbisë, se serbët duhet që të bëjnë tashmë e tutje më së paku 3 fëmijë.

“Për të pasur një rritje pozitive natyrore të serbëve në 30 vitet e ardhshme, nevojitet që gratë të lindin prej një mesatare rreth 3.2 fëmijë”, tha Vuçiç me shqetësim.

Ai tha se nëse nuk merren këto masa, atëherë Serbia jo vetëm që nuk do të mund të flasë dot për Kosovën, por as për serbët në Serbi.

Sipas tij për të parandaluar një tragjedi të tillë, atëherë Serbia duhet që të arrijë një marrëveshje paqeje më Kosovën, pasi nëse vazhdon konflikti i ngrirë me incidente të një pas njëshme atëherë kjo do të jetë fatale për Serbinë.

Ai ka prezantuar disa të dhëna të OKB’së, duke treguar se në vitin 2100, shqiptarët do të jenë më shumë prej 4 milionë e 936 mijë më shumë se tani, që në total i bie të jetë rreth 9 milionë e 640 mijë.

Ndërkohë sipas statistikave që prezanton ai, serbët do të jenë 3 milion e 132 mijë më pak, apo në total do të jenë vetëm 4 milionë e 327 mijë.

Fjala e plotë e Vuçiç:

“Kur flasim për çështjen kombëtare, sot në Ballkan jetojnë sipas llogaritjes sonë precize, më vonë do t ua jap këto të dhëna, 7 milionë e 460 mijë serb.

Kur t’i pyesin serbët, ata thonë 9-10 milionë, ky është numri i saktë.

Në Serbi, në Srpska, Kroaci dhe Maqedoni Veriore, jetojnë 4 milionë dhe 70 mijë shqipëtarë, ata kur t’i pyesni thonë 6 milionë, kuptohet as ata nuk flasin të vërtetën, as kroatët kur thonë se Kroacia ka 4.5 mln, mezi ka 3 mln e gjysmë, etj.

Por kjo së shpejti do të shihet në vitin 2021, serbët kanë rritje negative natyrore, shqiptarët kanë rritje pozitive, sot do t’ju tregoj disa përqindje të rëndësishme për diskutim serioz dhe për rëndësinë e raportit që jap.

Sipas vlerësimeve të OKB-së, World Population Prospects, nga viti 2015, Serbia në vitin 2050 do të ketë 5.5 mln banorë, ndërsa në 2100 nëse do të vazhdojmë me këtë trend do të ketë 3.5 mln banorë.

Nëse llogarisim numrin e banorëve në 2050 dhe 2100 sipas shkallës aktuale të rritjes natyrale të shqiptarëve dhe serbëve, vijmë deri tek këto të dhëna për Ballkanin.

Në vitin 2050 shqiptarët do të jenë…më vonë do të jap edhe një analizë më serioze se kjo, ku numri i shqiptarëve do të rritet për 1 926 400 më tepër se tani, gjithsej do të jenë 5 996 000, domethënë 6 milionë, serbët do të  jenë 122 400 më pak se sot, gjithsej do të jemi 6 223 000….

… në vitin 2100 do të jemi dyfish më pak se shqiptarët në Ballkanin Perëndimor.

Për të pasur rritje natyrore të serbëve në 30 vitet e ardhshme, nevojitet që gratë të lindin 3.2 fëmijë. Nëse nuk ndërmarrim ndryshime të mëdha dhe masa të ndryshme, jo vetëm se nuk do të mund të flasim për Kosovën dhe Metohinë, por do të kemi pak shanse të flasim për mbijetesën e serbëve dhe në pjesën tjetër të territorit të Serbisë.

Këtë e kam folur për shkak se, duhet patjetër të mendojmë për të ardhmen ka dy skenare të ndryshme:

-Njëri është normalizimi i raporteve me shqiptarët, do ju flas çfarë janë mundësitë për normalizim të mundshëm

-Nëse nuk vjen deri te normalizimi, të kemi ose konflikt të ngrirë ose të ndërprerë, me konflikte të herpashershme që do ishte në kundërshtim të plotë me ecjet tona demografike.”