“Afër Teje” ishte projekti i fundit i publikuar nga këngëtarja shqiptare, Eni Koçi në bashkëpunim me Olsi Bylykun.
Por, këngëtarja brenda 48 orëve pritet të sjellë një këngë të re para publikut dhe fansave.
Më e vogla e motrave këngëtare Koçi, ka zgjedhur të bashkëpunojë me një prej reperëve shqiptar më të sukseshëm, i njohur me nofkën, Elinel.
“Larg” është titulluar kënga e re e saj teksa një video të shkurtër promovuese e ka publikuar në llogarinë personale në Instagram.
Projekti do të publikohet më 16 maj, ditën e enjte dhe është një prodhim i Blackfish Entertainment.
Ndryshe, këngëtarët do të sjellin ndaras edhe këngë të tjera që do të vijnë shumë shpejt para publikut gjersa do të mbajnë edhe disa koncerte.