Manchester United është hedhur në sulm për Aaron Wan-Bissaka, i cili luan si mbrojtës krahu i majtë.
21-vjeçari në pronësi të Crystal Palace konsiderohet si ndër lojtarët më premtues në Angli, për këtë “Djajtë e Kuq” e duan në skuadër, teksa fokusi i tyre është të forcojnë mbrojtjen.
“Sky Sports” bën me dije se klubi ka paraqitur një ofertë prej 65 milionë euro, 40 në dorë dhe 15 të tjera në formën e bonuseve, por kjo tratativë është bllokuar nga klubi londinez, që e ka cilësuar të pamjaftueshme këtë shifër dhe formulë për yllin e tyre.
Kujtojmë që United po has vështirësi në nënshkrimin e lojtarëve, pasi prej kohësh po kërkon edhe Harry Maguire, por Leicester City nuk e lëshon për më pak se 90 milionë euro qendërmbrojtësin anglez.