MENU
klinika

Studimi

A e dini se inteligjenca artificiale mund të parashikojë suksesin e aktorëve

29.06.2019 - 09:49

Matematika arrin të parashikojë nëse një aktor do të ketë sukses apo jo, sipas një studimi të publikuar në revistën, “Nature Communications” nga grupi i Universitetit “Queen Mary” në Londër.

Kjo është e mundur falë inteligjencës artificiale dhe analizimit të të dhënave mbi karrierën e më shumë se një milionë e gjysmë aktorë dhe rreth 900 000 aktoreve nga e gjithë bota, nga origjina e kinemasë deri në vitin 2016, që ndodhen në bankën botërore të të dhënave për filma, “Internet Movie Database” (IMDb).

Analizimi i të dhënave mundëson që të përcaktohet se kur do të jetë viti më produktiv në karrierën e një aktori apo të një aktoreje dhe të vlerësojë me një saktësi prej 85%, nëse karriera e tyre ka arritur apo jo kulmin.

“Ky studim po tërheq shumë vëmendjen e industrisë kinematografike, në pikën që, kemi zbuluar se një skenarist është i interesuar të shkruaj një dorëshkrim bazuar pjesërisht mbi këto të dhëna”, thotë Lucas Lacasa, një prej autorëve të këtij studimi.

Cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA

Kompania kineze, 6 muaj kohë për të shitur rrjetin social

Kongresi amerikan miraton projektligjin që mund të ndalojë TikTok!

Përfshirë detaje kritike në lidhje me katastrofat e afërta

Një model i ri i AI do ndihmojë në parashikimin e motit