MENU
klinika

Çifti jep lajmin në mes të koncertit!

Albani dhe Miriami, prindër për herë të dytë!

20.06.2019 - 11:45

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani. Nuk ka dyshime se ata janë çifti shqiptar më i preferuar i të gjithëve.

Që në fillimet e lidhjes së tyre, ne i kemi ndjekur hap pas hapi, teksa shijonim muzikën e bukur të Albanit, gjithnjë dedikuar Miriamit.

 

Muajin e kaluar, Albani dhe Miriami celebruan dashurinë e tyre 12-vjeçare me një martesë private në një ishull ekzotik të pabanuar.

Ata kanë bashkë një vajzë, Ameli, e cila erdhi në jetë në 28 nëntor të 2015-ës.

Por, së fundmi çifti na dhe një lajm shumë të bukur, se po bëhen prindër për herë të dytë!

Lajmin, artistët zgjodhën ta japin publikisht gjatë koncertit të Alban Skënderajt në Prishtinë, sapo përfunduan së kënduari këngën dedikuar vajzës së tyre të parë, Amelisë.

“Kurse këtë këngë, dua t’ia dedikoj dikujt tjetër”, tha Albani.

Teksa iu afrua Miriamit duke prekur barkun e saj, salla vërshoi në brohorima. 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Gjëra të bukura po vijnë!”

Çfarë po ‘kurdis’ Miriami dhe Albani?