Pedro Almodovar, regjisori i njohur spanjoll, është vlerësuar nga kritika me çmimin ”Luani i artë”, për karrierën, në Festivalin e Filmit të Venecies, të këtij viti – bëhet e ditur nga organizatorët.
Në një shënim për artistin dhe trofeun e sapofituar, drejtori i festivalit, Alberto Barbera, e quajti Almodovarin, si “regjisori, i cili, na ofroi portretet më shumëformëshe, kontroverse dhe provokuese, të Spanjës post-Franko”.
Filmat e tij, që përballen me “shkeljet, dëshirën dhe identitetet” – janë të mbushura me “humor gërryes” e të veshur me një “shkëlqim vizual” që shprehimisht, i referohet estetikës së fushës dhe artit pop’’, – ka theksuar Barbera.
“Ky ‘luan i artë’ do të bëhet kafsha ime shtëpiake, së bashku me dy macet, me të cilat jetoj. Faleminderit nga thellësia e zemrës, për këtë çmim,” – është shprehur për vlerësimin, Almodovar.
Prej vitit 1932, kur në Venecie zuri fill festivali më i vjetër i kinemasë botërore, ndërkohë që edicioni i këtij viti pritet të mbahet nga 28 gushti deri më 7 shtator./Konica.al
Përgatiti: Hera Lera