MENU
klinika

Kriza politike

Ambasadorët “zbarkojnë” në zyrën e Metës

27.06.2019 - 13:51

Në presidencë vijojnë takimet intensive në kuadër të krizës politike që ka mbërthyer vendin.

Takimet kanë qenë në rang përfaqësuesish politikë shqiptarë dhe me trupa diplomatikë.

Në presidencë, kreu i shtetit po zhvillon një takim edhe me ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca, ambasadorin britanik, francez dhe atë gjerman.

Kreu i shtetit ka patur një axhendë të ngjeshur me takime intensive.

Fillimisht ishte kreu i PD-së, Lulzim Basha që zhvilloi takim me Metën, ndërsa më pas ishte nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.

Ndërkohë takime ka patur edhe me aleatët e PD-së.