MENU
klinika

Tregu i kapitalit

AMF miraton vendimet e rëndësishme

08.06.2019 - 16:47

Tregu i kapitalit në vend po fiton gjithnjë më shumë gjallëri.

Në dy mbledhjet e fundit, Bordi Drejtues i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare ka miratuar disa vendime që lidhen me zhvillime në këtë treg. Në tregun e obligacioneve të shoqërive private, është miratuar prospekti i emetimit të radhës nga fondi Besa.

Ky institucion do të emetojë sërish obligacione me ofertë private, për një vlerë prej 100 milionë lekësh.

Hapja e bursës ALSE për tregtimin e titujve të kompanive private pritet të zgjerojë potencialet e tregut e obligacioneve në vend.

Bordi i AMF-së ka miratuar projektstatutin e shoqërisë International Trade Securities. Kompania në fjalë është një firmë e re brokerimi, që do të veprojë në tregun e titujve.Gjithashtu, AMF ka miratuar edhe ndryshime në prospektin e tre fondeve të pensioneve vullnetare të licencuar në Shqipëri, Credins Pension, Raiffeisen Pension dhe Sigal Pension.

Megjithëse ende në përmasa të vogla, tregu i pensioneve private po shfaq një ecuri mjaft inkurajuese në vitet e fundit. Në fund të marsit të këtij viti, numri i kontribuesve në fondet private të pensioneve arriti në mbi 26 mijë. Që nga viti 2015, ky numër është rritur me 107%.

Ndërsa vlera e aktiveve neto të fondeve të pensioneve ka arritur në rreth 2.4 miliardë lekë, në rritje me 167% në harkun e katër viteve të fundit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ç'përfitojnë drejtuesit e mjeteve?

AMF miraton udhëzimin për sistemin “Bonus-Malus”