MENU
klinika

Festime të çmendura

Anglia ‘bëhet e kuqe’/ Liverpool çon trofeun në shtëpi!

02.06.2019 - 20:36

Festë e çmendur në qytetin e Liverpoolit për triumfin në finalen e Championsit ndaj Tottenhamit.

Me qindra mijëra tifozë u dyndën në rrugët e qytetit për paradën e heronjve, që ishin vendosur në autobus të hapur, nga ku shijuan atmosferën e jashtëzakonshme të krijuar nga fansat.

Tifozët dhe lojtarët kishin festuar gjatë natës dhe të gjithë ishin të etur për të vazhduar festimet gjatë pasdites së kësaj të diele.

Futbollistët e Liverpoolit kishn veshur fanellën e kuqe ku shkruhej “Kampionë të Europës”, ndërsa në anën e pasme ishta stampuar numri 6.

Trofeu i Championsit parakaloi në rrugët e Liverpoolit për herë të parë që nga viti 2005, që shënonte suksesin e fundit në këtë turne.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"The Reds" shembin Barçën

Liverpool i rikthimeve të çmendura