MENU

"The Reds" shembin Barçën

Liverpool i rikthimeve të çmendura

07.05.2019 - 23:01

Ishte totalisht e çmendur ndeshja midis Liverpool dhe Barcelonës në gjysmëfinalen e dytë të Champions League.

“The Reds” zhvilluan një ndeshje magjike duke dominuar ndaj katalanasve që përfunduan në shtëpi.

Ekipi i Klopp e nisi me këmbën e mbarë sfidën duke shënuar që në minutën e 7-të me Origi.

Skuadrat kërcënuan shpesh njëra-tjetrën me kundërsulme, por pjesa e parë u mbyll 1-0.

Në të dytën, Klopp largoi nga loja Robertson për t’i lënë vendin Windajlum dhe ky zëvendësim ishte ilaçi i Liverpool për pjesën e dytë.

Mesfushori holandez ‘shembi’ portën e Ter Stegen duke shënuar 2 herë brenda 2 minutave dhe kjo demoralizoi totalisht katalanasit.

Në golin e tretë protagonist ishte edhe Xherdan Shaqiri, pasi i dhuroi një super kros numrit 5 të Liverpool.

Në Anfield atmosfera u ndez së tepërmi dhe të kuqtë nuk e ndalën vrrullin dhe në minutën e 79′ Divock Origi shënoi të katërtin por merita e golit i kaloi Arnold, i cili ekzekutoi në mënyrë perfekte këndoren.

Minutat e fundit i gjetën me zemër në dorë tifozët e Liverpoolit por në fund, finalja e Champions ishte e gjitha për ta.