MENU
klinika

Merkato

Arsenal shet Ozil ‘falas’/ Mesfushori pranë Serie A!

15.06.2019 - 19:14

Skuadra e Arsenal ka ulur në 30 milionë euro kërkesën për të lënë të lirë mesfushorin gjerman Mesut Ozil.

30-vjeçari ka një kontratë deri në vitin 2021 me “topçinjtë”, por me shumë gjasa do të largohet që këtë verë. Marrëdhënia mes tij dhe trajnerit Unai Emery gjithnjë ka qenë e komplikuar dhe mes tyre asnjëherë nuk pati simpati.

Për Ozil ka kërkesa nga të gjitha ekipet “big” të Turqisë: Galatasaray, Besiktas dhe Fenerbahce, por me shumë gjasa lojtari do të transferohet në një kampionat më të rëndësishëm.

E përditshmja britanike “The Mirror” bën me dije se mesfushori gjerman do të luajë në Serinë A me Interin, që ka gati ofertën prej 30 milionë eurosh për Arsenal, për të mbyllur marrëveshjen.

Mesut Ozil luan me Arsenal që prej vitit 2013 dhe në 231 ndeshje me londinezët ka realizuar 43 gola. Një mesfushor fantazist që do të bënte shumë punë te skuadra e trajnerit Conte, që është duke rindërtuar nga e para.

Me paratë që do të vijnë nga shitja e Ozil skuadra e Arsenal do të tentojë blerjen e një lojtari tjetër që do të mbulojë këtë boshllëk.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN