Atalanta ka arritur të përforcojë skuadrën me një talent në repartin sulmues.
Zikaltrit nga Bergamo kanë zyrtarizuar blerjen e sulmuesit kolumbian Luis Muriel i cili vjen nga Sevilla edhe pse në gjysmën e dytë të sezonit që sapo u mbyll luajti si i huazuar te Fiorentina.
Është pikërisht Muriel goditja e madhe e presidentit të Atalantës Percassi për kualifikimin e skaudrës në Champions League.
Kolumbiani ka firmosur me Atalantën për 5 vite me një pagë prej 1,5 milionë eurosh në sezon ndërkohë që do të mbajë veshur fanellën me numër 9.
15 milionë euro i ka kushtuar blerja e kartonit të kolumbianit, Atalantës.
Në Bergamo Muriel gjen shokun e tij në kombëtare Duvan Zapata me të cilin pritet të formojë një dyshe të frikshme sulmuese.