Supermodelja izraelite ka ndarë lajmin e gëzueshëm të martën në mëngjes me afro tre milionë ndjekësit e saj në Instagram.
Bar Refaeli ka konfirmuar se është në pritje të fëmijës së tretë me bashkëshortin e saj, Adi Ezra.
Ky lajm erdhi pas dy vitesh kur ajo solli në jetë vajzën e saj Elle me biznesmenin Adi (në tetor të vitit 2017). Dyshja po ashtu janë prindër edhe të një vajzë dyvjeçare, Liv, e cila ka lindur në gusht të vitit 2016.
Bar është e njohur më mirë si e dashura e Leonardo DiCaprios, të cilët për herë të parë u takuan në një ndejë private atëherë kur ajo ishte 20-vjeçare.
Ndërkohë, 34 vjeçarja po vazhdon të jetë e angazhuar në fushën e modelingut dhe kjo ka bërë që të ketë ndjekës të shumtë.