23.06.2019 - 20:28
Barcelona është afër arritjes së marrëveshjes me Norberto Murara, i njohur ndryshe me emrin Neto.
Katalanasit, sipas “Mundo Deportivo”, kanë parakaluar PSG-në në garën për portierin e Valencia-s, që Thomas Tuchel e kërkon për të zëvendësuar Gianluigi Buffon.
Braziliani 29-vjeçar, ish-lojtar i Fiorentina-s dhe Juventus-it, vjen nga një sezon shumë pozitiv, gjatë të cilit ka luajtur 34 ndeshje në kampionat dhe 5 në Europa League.
Ai ndodhet me pushime në Brazil aktualisht, por në orët e ardhshme duhet të zhvillojë vizitat mjekësore dhe të nënshkruajë për katër sezone me Barcelona-n.
Me përjashtim të befasive, spanjollët duhet ta zyrtarizojnë lojtarin të martën.