Bes Kallaku po punon për projektin më të rëndësishëm të jetës së tij, një film që sipas tij do të jetë më i miri i kohërave!
Në një intervistë, aktori i njohur i humorit tha se ka 2 vite e gjysmë që merret me skenarin e filmit komik, të cilin e ka shkruar vetë dhe ka punuar personalisht me të gjithë projektin.
“Është jashtëzakonisht shumë serioz. Histori aktuale sa i përket Shqipërisë dhe Kosovës. Nuk zbuloj më shumë por i premtoj publikut që do të jetë një nga komeditë më të bukura dhe më aktuale”.
Besi tha se pjesë e kastit do të jenë aktorë nga Kosova, Shqipëria dhe Italia.
Vetë Besi do të vijë si aktor kryesor përveçse si skenarist dhe regjisor. Ai do të luajë personazhin e skifterit, hajdutit të famshëm.
Xhirimët e filmit pritet të nisin në korrik.