MENU
klinika

"Bie" Tsipras

Humb zgjedhjet lokale, triumfon Mitsokatis

03.06.2019 - 10:05

Zgjedhjet lokale në Greqi i ka fituar ‘Demokracia e Re’.

Kjo fitore e ‘Demokracisë së Re’ vjen pas triumfit që pati edhe në zgjedhjet europarlamentare.

Kryeministri grek e ka pranuar humbjen.

Në politikë duhet të dini dhe të humbisni“, ishte mesazhi i Tsipras pas njoftimeve zyrtare mbi rezultatin e zgjedhjeve.

Në deklaratat e tij, kryeministri deklaroi se “në politikë, si në jetë, është e rëndësishme të dimë se si të fitojmë, por të dimë dhe të humbasim. Gjëja e rëndësishme është ngritja dhe lufta përsëri“.

Me këto fraza, Alexis Tsipras ka nisur edhe fushatën e re për zgjedhjet kombëtare të 7 korrikut.

Nesër Tsipras do të paraqitet para presidentit Prokopis Pavlopulos ku do të kërkojë shpërbërjen e parlamentit grek.

Ndërkohë, kreu i Demokracia e Re, Kyriakos Mitsotakis është shprehur se tashmë harta e Greqisë është bërë blu.

Rezultati i zgjedhjeve evropiane ka shkaktuar një ndryshim të madh politik. Në pesë javët e zgjedhjeve kritike parlamentare do të vijnë dhe të marrë vendim të rëndësishëm për të ardhmen e vendit “, tha ai.