MENU
klinika

Deklarata

Ç’do ndodhë më 30 qershor? Basha flet pas takimit me Moses-Ones

25.06.2019 - 11:43

Me 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje“, kështu është shprehur i vendosur kryedemokrati Basha pas takimit me Moses-Ones.

Pas takimit me të ngarkuarën me punë të SHBA në vendin tonë, pa dashur të komentojë asgjë rreth asaj që kanë biseduar, Basha ka thënë se “Zgjedhjet me 30 qershor nuk do të lejohen, nuk do të pranohen dhe nuk do të njihen”.

“Nuk ka zgjedhje më 30 qershor, nuk ka zgjedhje pa opozitën, votime bën edhe Koreja e Veriut, nuk ka zgjedhje, nuk ka rëndësi ca mendon kryeministri, procesi zgjedhor pa opozitën nuk është proces zgjedhor.

Sot kemi ligjin që thotë se 30 qershori thotë nuk është ditë zgjedhjesh, dekreti i presidentit. Çdo hap i Ramës, fushata, mitingjet elektorale, janë të paligjshme, aleanca për mbrojtjen e demokracisë me opozitën në krye është gati të mbrojë demokracinë.

Konfirmimi është i printuar në gazetën zyrtare të Republikës, 30 qershori është data kur Rama do përpiqet ti kthejë shqiptarët kohën e zgjedhjeve njëpartiake me krimin e organizuar.

Një përfundim është i sigurt, ajo ditë do të shënojë fundin e regjimit autokratiko kriminal të Ramës. Rama do përpiqet të ketë proces fals votimi që do t’ua shesë shqiptarëve për zgjedhje”- tha ai.

"Të vijë në debat televiziv..."

Sali Berisha sfidon kryeministrin Rama pas lirimit

"Seanca parapake për gjykimin në themel të çështjes vazhdon"

GJKKO la të lirë Berishën, reagon SPAK: Do ta ankimojmë vendimin!

"Krijo qeveri teknike, mos e zvarrit kot"

U la i lirë, Sali Berisha mesazh Edi Ramës nga selia blu

Si abuzuan me tenderat e ndërtimit të Komisariateve të Policisë

SPAK çon për gjykim Plarent Ndrecën dhe 15 ish zyrtarë të institucioneve shtetërore!

“Sot nuk fitoi Sali Berisha, por e vërteta, ligji, Kushtetuta dhe Shqipëria”

Kreu i PD nga selia blu: Sakrifica e 330 ditëve triumfoi dhe u shpërblye