MENU
klinika

Deklarata shokuese!

Çfarë?! Pamelës i theu duart i dashuri?

28.06.2019 - 12:08

Ju kujtohen akuzat akuzoi publike të Pamela Anderson, se Adil Rami e tradhtoi duke e konsideruar një “monstër” dhe “sociopat”… Nëse menduat se mbaroi me kaq, e keni gabim.

Pamela Anderson publikoi email-et e shkëmbyera me ish- të dashurën e tij, Sidonie Biemont, për të provuar se ai po bënte “jetë të dyfishtë”.

Anderson publikoi gjithashtu mesazhet e shkëmbyera me Rami-n pasi u ndanë dhe ai u përpoq ta bindte të ktheheshin.

“Në të mirë të transparencës së vërtetë, vendosa t’i bëj letrat publike.”, shkruajti Pamela në një postim në Instagram, “E mendova të qëndruarit e heshtur. Por unë kam përgjegjësinë të vazhdoj, për të ndihmuar të tjerët. Përse të vetëcensurohem. E kalova gjithë këtë për një arsye.”

Përgjigja e papritur e Biemont-it ishte se edhe pasi ajo dhe Rami u ndanë në qershor të 2017-ës, ata vijuan ta shikonin njëri- tjetrin “si dashnorë” deri në fillim të këtij viti. Dhe kur ajo kishte lexuar në media për lidhjen mes tij dhe Pamela-s dy vite më parë, ai i ishte përgjigjur se ishte një marrëdhënie “krejt politike”, pra një strategji për të qëndruar në qendër të vëmendjes. Madje, sipas Sidonie Biemont-it, ai kishte mohuar se bashkëjetonin.

Anderson më tej i shpjegonte se jo vetëm ishin të vërteta, por ai edhe i kishte propozuar disa herë.

Sidoqoftë, Pamela i tregonte se kishin probleme, që ajo kishte tentuar 10 herë ta linte dhe i shkruan:

“Ai më ka lënduar shumë, fizikisht dhe mendërisht.”

“Ai ka qenë gjithmonë tmerrësisht xheloz. Paranojak. Mosbesues. M’i ka larguar të gjithë shokët nga jeta ime. Njerëzit që punonin me mua. Më izoloi në mënyrë të atillë sa s’flisja më me askënd. Më akuzoi se kisha fjetur me të tjerë. Më tha se s’mund të pija pa praninë e tij. Ishte burg. Ishte si asgjë që kisha provuar më parë.”

Madje, Pamela u detajua edhe në lidhje me episodet e dhunës, duke kujtuar se një herë, ai e kishte kapur për flokësh nëpër Los Angeles, duke e tërhequr zvarrë.

“M’i theu të dyja duart. M’u desh të shkoja në spital (6 muaj më vonë) sepse kisha shumë dhembje. S’mund të hapja as një tapë shisheje.

Ajo shtoi se Rami “s’ka respekt për gratë”.

Pamela ceku edhe faktin se Rami është publikisht mbështetës i kauzës kundër dhunës ndaj grave në Francë.

Nuk është hera e parë që Pamela Anderson gjendet në një marrëdhënie abuzive.

Martesa e saj e parë me Tommy Lee-në e vuri në sprovë pasi ai e dhunonte dhe e abuzonte. Për këtë, Lee u dënua me gjashtë muaj burg.

Pamela ka dhuruar para një sërë herësh në ndihmë të njerëzve të abuzuar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Përbindësh gënjeshtar që më tradhtoi për dy vjet"

Habit Pamela për të dashurin: Ai është monstër!