MENU
klinika

Deklarata

Datë e re për zgjedhjet? Dash Shehi flet pas takimit me Metën

27.06.2019 - 13:41

Pas përfundimit të takimit të kreut të shtetit me partitë e vogla ka ardhur një reagim nga kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi.

Në një dalje për mediat, Shehi tha se beson se do të ketë një datë të re zgjedhjesh.

“Patëm një diskutim me ftesë të Presidentit për situatën që po rëndohet.

Presidenti ka një ide të tillë që zgjedhjet ligjërisht me datë 30 nuk bëhen se kemi një dekret të Presidentit.

Besoj se do të bëjë një dekret të ri për një datë të re zgjedhjesh, po besoj se do te jete gjate dites ne diskutimin, për të ulur tensionin politik per te mberrit ne nje minimun kushtesh per zgjedhje administrative, gjithmonë para datës së hapjes së negociatave të tetorit.

Ky është diskutimi bazë, për këtë po ikim të takojmë dhe aleatët e tjere, besoj se nga pasditja, nga darka besoj se do të dalë një gjykim i përbashkët”- tha Shehi, duke theksuar se “Mendimin tonë unik do ta nxjerrim me PD dhe aleatët e tjerë”.