MENU
klinika

Merkato

De Ligt ‘çmend’ Europën/ Edhe Liverpool ne garë

09.06.2019 - 18:31

Është edhe Liverpooli në garë për talentin holandez të Ajax, Matthijs De Ligt.

Përveç Barcelonës, Manchester United dhe Juventusit edhe kampionët e Europës interesohen për të marrë shërbimet e 19-vjeçarit të kombëtares tulipane.

The Reds janë në kërkim të një qëndërmbrojtësi për t’ia bashkangjitur gjigandit Van Dijk për të kompletuar prapavijën dhe kush më mirë se shoku i tij i repartit në kombëtare do të ishte më mirë për këtë rol.

De Ligt ka bërë me dije se pas përfundimit të Ligës së Kombeve do ta marrë edhe disa ditë kohë për të vendosur se cili do të jetë destinacioni i tij i ardhshëm.