MENU
klinika

Paralajmërimi!

Deputeti i PD-Ramës: Servilët që mban afër po të çojnë drejt dështimit!

23.06.2019 - 18:38

Deputeti Lefter Maliqi shprehet në “Facebook” se fushata elektorale e kryeministrit Edi Rama ka dështuar.

Sipas deputetit, Rama është bërë tellall dhe gazi i botës, ndërsa paralajmëron thellim të krizës dhe përplasjes civile.

Në mesazhin e tij, Maliqi shkruan se Ramës po ia fusin dhe servilët që mban afër dhe po e çojnë drejt dështimit fatal.

“Mbahu Kalorës se i duhesh Rilindjes dhe jo PS. TTT ja bënë Kalorësi ne fushaten e tij te deshtuar e fasade. T-ja tregon qe je bere tellall dhe gazi i botes..Kurse Th.Th.Th-ja jote tregon Thellimin e krizes dhe perplasjes civile ku po con vendin. TTT tregon dhe trurin qe duhet ti therrasesh sa sështe vone !

Th.Th.Th-ja tregon thashethemet e fundit se po ta fusin servilat qe mban afer dhe po të cojnë drejt deshtimit fatal.Mgjse bënë mirë të shohesh filmin arritën Titanët. TTT,ThThTh ,Ciu Ciu e Tao Tao refreni yt si iso labce. Mbaje veten Trim mos qaj se lotet ste bejnë mire,shendeti mbi të gjitha se karriget dihet sjanë tonat”, thekson deputeti Maliqi.