MENU
klinika

Letërporositë

Dështon seanca e “Habilajve” te Krimet e Rënda

11.06.2019 - 14:41

Seanca për grupin e “Habilajve” te Krimet e Rënda ka dështuar sërish.

Shkak këtë herë është bërë mosmbërritja e letërporosive nga Italia.

Në këto letërporosi vërtetohet se të pandehurit kanë marrë njoftim për fillimin e procesit gjyqësor edhe në vendin tonë.

Nga ana tjetër më 13 Qershor Gjykata e Katanias në Itali do të mbajë seance për grupin e Habilajve.

Në Shqipëri, i vetmi nga grupi është Armand Koçerri, i cili u arrestua së bashku me Nazer Seitin. Ky i fundit u ekstradua disa muaj më parë në Itali, ku edhe është duke u gjykuar.

Prokuroria akuzon 9 të pandehurit, se në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, kanë trafikuar tonelata drogë drejt Italisë.

Kujtojmë se nga përgjimet për këtë grup, ka dalë edhe emri i ish-ministrit Saimir Tahiri, i cili është marrë i pandehur për përkrahjen e grupit të Habilajve, i drejtuar nga kushërinjtë e tij Moisi dhe Artan Habilaj.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin