Fifi ka arritur gjithnjë sukses nëpërmjet muzikës që sjell për fansat e saj.
E jo vetëm muzika e ka bërë atë të jetë në qendër të vëmendjes, por dhe detaje siç është më i fundit. E pyetur në lidhje me peshën e saj fizike, Fifi është shprehur kështu…
Ajo ka zgjedhur të vendosë një balon gastrik në stomak.
Këngëtarja u shpreh se mendimet e njerëve për peshën e saj nuk kanë qenë aspak shtysë për t’u dobësuar, përkundrazi.
Dobësimi është thjesht për arsye shëndetësore, pasi Fifi shprehet shumë e lumtur për trupin e saj dhe nuk do të bëjë asnjë ndryshim nëpërmjet ndërhyrjeve kirurgjikale.
“Kam futur balonën e gastritit me u dobësu demek.
Nuk vendosa me u dobësu se njerëzit më kanë thënë që të dobësohem. Përkundrazi, kur më kanë thënë njerëzit m’u dobsu, unë i kam shtu dhe 20 kile.
E mora këtë vendim sepse kam pak probleme me shtyllën kurrizore dhe kjo vinte prej mbipeshës. Është dashur të gjej një zgjidhje pakëz më të shpejtë, meqë jam çik përtace dhe nuk i kam shumë qejf palestrat. Gjithsesi kam filluar pak palestrën.”
Kështu ka shpjeguar Fifi arsyen e vendosjes së balon-it gastrik në stomak. Shpresojmë që të ja arrijë qëllimit.