MENU
klinika

"Thirrje bashkive, te mos tradhetojne..."

Djegia e KZAZ në Bushat/ SHAV: Turp kombëtar!

28.06.2019 - 15:53

Pas djegies së materialeve zgjedhore në shkollën “Ndre Mjeda”, në Bushat ka reaguar edhe Shoqata për Autonominë Vendore.

Kjo shoqatë e ka cilësuar një turp kombëtar djegien e shkollës, ndërsa iu ka bërë thirrje bashkive të mos tradhtojnë misionin ndaj njerëzve e ligjit.

Sipas SHAV, sjellja e kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës, Zef Hila, është e padenjë dhe e paligjshme.

“Djegia e shkolles Ndre Mjeda ne Vaun e Dejes, turp kombetar! Thirrje bashkive, te mos tradhetojne misionin ndaj njerezve e ligjit. Mbeshtetje policise, ftojme qytetaret te votojne lirshem te dielën.

Denojme me force sjelljen e Kryetarit Zef Hila, e padenje dhe e paligjshme, s’mund te perfaqesoje qytetaret. Solidaritet me banoret e Vaut te Dejes, s’kane lidhje me dhunen, do ndihmojme me ringritjen e shkollës”, thuhet në mesazhin e Shoqatës për Autonominë Vendore.