Një ditë pas lajmeve se Dua Lipa është në një lidhje me vëllain e motrave Hadid, ish-i i saj Isaac Carew, ka përfunduar në spital.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore është në fillimet e një romance me vëllanë e modeleve Gigi dhe Bella: Anwar Hadid.
Njohja mes këngëtares dhe modelit ka nisur që në kohën kur ajo ishte ende në një lidhje me Isaac Carew, të dashurin e shumë viteve me të cilin Dua u nda vetëm pak javë më parë.
Nuk e dimë sesi e ka pritur këtë lajm Isaac, por shefi i njohur i kuzhinës nuk është aspak mirë.
Ai i është nënshtruar një operacioni që besojmë të jetë kryer në shtyllën kurrizore.
“Nuk dukem në formën time më të mirë! Operacioni doli me sukses! Një falenderim për infermieret. Drejt shërimit! Ndihem super. Do të njihem si Mbreti i Pilates nga kjo ditë. Faleminderit për mesazhet”, shkruan ai.
Nuk e dimë nëse Isaac ka marrë ndonjë mesazh nga Dua Lipa në këtë periudhë të vështirë, që duket se nuk po i ecën aspak pas ndarjes me këngëtaren!