MENU
klinika

Historia e dhimbshme

E braktisi që të vogël/ I ati i Eminem ndërron jetë!

26.06.2019 - 21:18

Ai kishte folur shumë për të përmes këngëve ku gjithmonë e akuzonte se e ka braktisur, por nuk e kishte takuar kurrë të atin.

Babai i Eminem, Marshall Bruce Mathers Jr, ka vdekur në moshën 67-vjeçare.

Ai kurrë nuk e takoi djalin e të cilit emri i vërtetë është Marshall Bruce Mathers III, megjithatë ylli i repit shpesh rrëfeu për babanë në këngët e tij, duke e akuzuar atë për braktisjen e familjes.

Sipas TMZ, babai i Eminem vdiq në Fort Wayne, Indiana, ndërsa fqinjët e tij treguan përmes rrjeteve sociale se ai vdiq nga një sulm në zemër.

Edhe pse kurrë nuk u takua me babain, Eminem fliste për të në këngët ‘My Name Is’ dhe ‘Cleanin ‘Out My Closet’.

Bruce u martua me Debbie-n kur ishte 22 vjeç dhe ajo vetëm 15 vjeç.

Pas dy vitesh erdhi në jetë Eminem dhe pak më vonë ai e braktisi familjen. Kur ishte fëmijë reperi i dërgonte letra të atit por ato i ktheheshin mbrapsht!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Albumi i ri ishte surprizë

Eminem, “Kamikaze” i hip-hopit