MENU
klinika

"Special One" 'tradhton' Portugalinë

E bujshme/ Mourinho merr drejtimin e Brazilit?

07.06.2019 - 20:40

Jose Mourinho mund të jetë trajneri i ardhshëm i kombëtares së Brazilit.

Është ky lajmi i bujshëm që po qarkullon në mediat botërore ditët e fundit.

Lajmin e ka konfirmuar “Le Parisien”, që thotë se trajneri portugez është një nga kandidatët për të drejtuar kombëtaren braziliane, në rast se trajneri aktual Tite vendos të lërë skuadrën ‘Seleçao’.

“The Special One”, i shkarkuar nga Manchester United në dhjetor të vitit të kaluar, aktualisht është i papunë.

Ai ka thënë se është gati të rikthehet në stol, por pret një projekt ambicioz. Gjithsesi, duket se e ardhmja mund ta ulë në stolin e kombëtares së Brazilit në rast se Tite dështon në turneun që nis së shpejti në Amerikën Latine.

Sipas të përditshmes franceze, Mou mund të jetë trajneri i duhur për të karikuar skuadrën, me objektivin titullin kampion në Botërorin e ardhshëm.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN