MENU
klinika

Surprizohen kuqezinjtë

E kerkonte prej kohësh/Tare i pergjigjet Milanit

09.06.2019 - 22:07

Pas Simone Inzaghit edhe Igli Tare refuzon Milanin.

Drejtori sportiv i bardhekaltërve i cili ishte prioriteti i Paolo Maldinit për rolin e drejtorit sportiv të Milanit, ka vendosur të qëndrojë te Lazio.

Sky Sport Italia raporton se Igli Tare do të vazhdojë bashkëpunimin me Claudio Lotiton duke respektuar kontratën që ka deri në vitin 2022 me klubin kryeqytetas.

Pritet që Tare të përfitojë edhe një rritje page, por kjo mbetet për t’u parë gjatë ditëve në vazhdim nëse Lazio do të dalë me një komunikatë zyrtare.

Raportet e shkëlqyera që ka me presidentin Lotito kanë bërë që shqiptari të refuzojë një klub të madh si Milani kjo edhe për faktin se Lazio ka gjithashtu një projekt shumë ambicioz.