MENU
klinika

Nënë për herë të tretë!

Emina Cunmulaj i kërkon bashkëshortit një tjetër fëmijë

20.06.2019 - 17:51

Emina Cunmulaj është një modele shumë e suksesshme në vendin tone, por edhe jashtë.

Ajo po ashtu gëzon një familje shumë të lumtur dhe është nënë e dy fëmijëve. Por, mesa duket jo për shumë kohe, sepse ajo është gati për t’u bërë nënë për herë të tretë!

Modelja shqiptare i ka bërë kërkesën publikisht bashkëshortit për të bërë një tjetër bebush.

Përmes një urimi në Instagram, Emina i uron përvjetorin partnerit Sam dhe i shpreh dëshirën për t’u bërë sërish prindër.

“Dashuria ime, gëzuar përvjetorin. 4 vjet dhe 2 bebe të bukura. Jeta është e bukur. Psssstttt le ta bëjmë një tjetër”, shkruan Emina

Nuk e dimë nëse partneri i saj është dakord për këtë gjë, por me siguri edhe ai e dëshiron një fëmijë të tretë, ndoshta një djalë pas dy vajzave!