Gjatë një takimi me banorë të njësisë administrative në Tiranë, kryeministri Rama ka komentuar edhe vendimin e Metës për anulimin e zgjedhjeve.
Kryeministri Edi Rama duke komentuar sërish vendimin e Presidentit Ilir Meta për të zhdekretuar datën e zgjedhjeve, tha se erdhi momenti kur Bujar Nishani të konsiderohet burrë shteti.
“Gaboi shumë, gaboi. Është pjesë e planit. Nuk është lajthitje. Kur ne bëmë marrëveshje me Lul Bashën ne ishim duke shkruajtur aktin e marrëveshjes, dhe zyra e Bujar Nishanit merrte në telefon dhe thoshte sillni letrën e konsensusit për të shtyrë zgjedhjet me një javë.
Kemi firmosur bashkërisht dhe e kemi çuar në Presidencë. Erdhi puna dhe të duket Bujar Nishani burrë shteti. Tek dekretet si i Fatmir Xhafës bëri gjithë atë fjalim kundër por e firmosi. Nga pikëpamja institucionale ai nuk ka lëviz lëre se çfarë thoshte kur merrte telefonin.
Shqetësimi i tyre është tjetër që po ecën gjërat normalisht, po nuk pati konflikt hapen negociatat dhe fillon kapitulli 23-24”, tha Rama.
Rama nuk nguroi të bënte edhe një batutë. “Doli 30 në filxhan mbaroi filmi. Ishte si gjarpri, u këput dhe doli 30, kular”, tha ai.