MENU

Anulimi i zgjedhjeve & shkarkimi i Presidentit

Kriza politike/ Ambasadorja e SHBA “zbarkon” në zyrën e Metës

13.06.2019 - 10:12

Leyla Moses-Ones, e ngarkuara me punë më Ambasadën e SHBA-ve po zhvillon një takim me presidentin Meta.

Moses-Ones ka mbërritur prej disa minutash në institucionin e kreut të shtetit.

Mësohet se fokusi i diskutimit do të jetë vendimi i presidentit Meta për anulimin e datës së zgjedhjeve, për shkak të situatës së tensionuar politike.

Pjesë e diskutimit pritet të jetë dhe vendimi i maxhorancës për shkarkimin e Presidentit Meta me motivacionin e shkeljes së Kushtetutës.