07.06.2019 - 19:44
Fanella e Eden Hazard është parë në dyqanin zyrtar të Real Madridit në Santiago Bernabeu.
Ajo që bie në sy është se belgu ka zgjedhur fanellën me numrin 7.
Ylli i Chelsea e ka mbyllur marrëveshjen me klubin mbretëror për 130 milionë euro, ku 30 do të jenë në formë bonusesh.
Hazard që te Chelsea e kishte numrin 10, në Madridi do të mbajë një numër ikonë si ai 7 .
Këtë numër e kanë mbajtur më parë legjenda si Raul apo edhe Ronaldo.
Sezonin e fundit ishte Mariano ai që mbajti mbi supe këtë fanellë, por mesa duket Perez dëshiron që mbi 7-ën të ketë emra të klasit botëror.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Revolucioni “Los Blancos”
Hazard një hap larg Realit!
Detajet e marrëveshjes
Hazard është i Realit/ Ja kur prezantohet
Detajet e transferimit