MENU
klinika

Çfarë bëri?

Festa e Fitër Bajramit, Haradinaj bën gjestin e veçantë me policët

04.06.2019 - 11:39

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj në kuadër të festës së Bajramit ka bërë një gjest të veçantë.

Ashtu sikurse është bërë traditë për çdo Bajram, kreu i qeverisë së Kosovës ka shpërndarë ëmbëlsira për policët.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj shkruan se “Në rrugëtimin tonë si shtet e shoqëri qofshim gjithmonë krah për krah”.

Postimi i plotë:

“Në këtë ditë feste e nisa mëngjesin duke ndarë ëmbëlsira me Policinë e Kosovës. Në rrugëtimin tonë si shtet e shoqëri qofshim gjithmonë krah për krah. Me fat Fitër Bajrami!”-shkruan Haradinaj.