Ministri i Jashtëm, Gent Cakaj ka njoftuar sot se janë larguar dhe transferuar nga detyra rreth 50 diplomatë shqiptarë.
Në njoftimin e tij zyrtar, Cakaj bën me dije se largimi i tyre ka ardhur për shkaqë disiplinore.
Ndërkohë gjithashtu ministri thekson se ka pasur edhe raste të tjera largimesh për tejkalim kompetencash apo shpërfillje detyrash.
Cakaj njoftoi ndryshimin e 80% të konsullatave shqiptare në botë në kuadër të reformës në diplomaci.
Cakaj tha se ndryshimi i konsullatave do të bëhet për shkaqe strukturore dhe nevojës për rritje të shërbimeve.
‘Qëndrimi në shërbim diplomatik kërkon sjellje korrekte dhe avancimi në detyrë dëshmim profesional.
Shqipëria nuk meriton asgjë më pak sesa meritokraci, profesionalizëm në detyrë dhe shërbim cilësor në diplomaci.
Lidhur me këtë parim themelor, komunikoj se 80% e konsullatave të përgjithshme të Shqipërisë në botë nuk do të jenë më të njëjta.
Ata duhet të ndryshojnë rrënjësisht për shkaqe strukturore dhe për nevojën e rritjes së shërbimeve.
Ato duhet të ndryshojnë në strukturë sepse fluksi i kërkesave të qytetarëve shqiptarëve nuk mund të përballohet më as me dembelim persona, as me inercinë e rutinës ditore dhe as me arrogancën e epërsisë institucionale‘, u shpreh Cakaj.