30.06.2019 - 17:09
Pep Guardiola është kthyer të flasë për Barcelona-n në një intervistë të dhënë për të përditshmen katalanse “Ara”.
Trajneri i Manchester City-t duket se ka dashur t’i japë një paralajmërim ish-skuadrës së tij në lidhje me Neymar, i cili mund të kthehet në “Camp Nou” këtë verë.
“Neymar është një futbollist i jashtëzakonshëm, por nuk e di… Varet nga mënyra si do të kthehet. A do të jetë i njëjti? Unë, për shembull, nuk jam i njëjti dhe nuk e di nëse për të vlen e njëjta gjë. Gjithsesi, është një lojtar shumë i fortë, askush nuk e vë në dyshim”, ka thënë trajneri spanjoll.