MENU
klinika

"Përbindësh gënjeshtar që më tradhtoi për dy vjet"

Habit Pamela për të dashurin: Ai është monstër!

25.06.2019 - 15:48

Pamela Anderson, e lidhur me futbollistin francez Adil Rami, prej dy vitesh; por gjërat nuk paskan shkuar dhe aq mirë siç mendonte ajo.

Dhe duhet ta përmendim se i ka bërë namin në rrjete social, në instagram dhe lajmi bëri bujë kudo me mediat sociale.

Modelja dhe aktorja, 51 vjeç, të martën në mëngjes, e akuzoi sportistin, 33 vjeç, se e kishte tradhtuar përpara se ta etiketonte atë si një “përbindësh gënjeshtar që më tradhtoi për dy vjet’.

Duke postuar një emoji me zemër të thyer së bashku me një imazh bardhë e zi të ish-çiftit, ajo shkruante:

“Është e vështirë ta pranosh. Dy vitet e fundit të jetës sime kanë qenë një gënjeshtër e madhe. Unë jam mashtruar, më bëri të besoj se po jetonim një dashuri të madhe! Jam e shkatërruar kur e mësova tani në ditët e fundit. Ai po jetonte një jetë të dyfishtë. Ai tallej me lojtarët e tjerë që kishin të dashurat në apartamente pranë grave. I quante ata burra monstra. Por kjo është më keq! Ai gënjeu për gjithçka. Si ka mundësi që i kontrollonte zemrat dhe mendjet e dy grave, jam e sigurt që ka pasur të tjera! Ai është monstra! Si ka mundësi që kam ndihmuar të tjerët dhe nuk isha mjaftueshëm e zgjuar për të ndihmuar veten!”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN